Live

Të shtëna me armë në Gjilan, dyshohet për një të vrarë e katër të plagosur

13:42 / 10 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit.

Atje sipas informacioneve ende jozyrtare, dyshohet se një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë dhe është të një përgjigje zyrtare nga ky institucion.

Lidhur me rastin, në redaksi kanë njoftuar edhe lexuesit e Klankosova.tv, të cilët thonë se ngjarja ka ndodhur në një kafene në afërsi të Teatrit të Qytetit.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar mbi zhvillimin.

Shpërndaje në

U Kopjua