Live

Tërmet me magnitudë 7.4 godet Rusin, lëshohet paralajmërim për cunami

08:48 / 13 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë ka goditur pranë bregdetit lindor të rajonit Kamchatka në Rusi.

Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ishte 111.7 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, me një thellësi prej 39 kilometrash.

Deri më tani nuk ka raportime për lëndime apo dëme të mëdha.

Ndërkohë, Sistemi i Paralajmërimit për Cunami i Paqësorit ka njoftuar për një kërcënim të mundshëm cunami si pasojë e lëkundjeve.

Më 20 korrik 2025, gadishulli Kamchatka u godit nga pesë tërmete të fuqishme, ndër të cilët më i madhi ishte me magnitudë 7.4 ballë.

Shpërndaje në

U Kopjua