Live

Thaçi dhe të tjerët po mbahen pengë nga Specialja, Grenell shpërndan deklaratën e Edi Ramës

09:09 / 21 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Richard Grenelli, i cili para pak dite është nominuar nga presidenti SHBA-së, Donald Trump, emisar për misione të veçanta në botë, ka reaguar sërish në lidhje me mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në profilin e tij në llogarinë “X”, ai ka shpërndarë deklaratën e djeshme të kryeministrit shqiptarë Edi Rama, i cili në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen peng për disa vite nga Gjykata Speciale.

Para deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Rama ka kritikuar Kuvendin e Kosovës se nuk ka marrë asnjë veprim për të ndihmuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...