Live

“Thaçi e Veseli ndërmjetësues për konfliktin Gani Geci-Azem Syla”: Avokati e ballafaqon Fadil Gecin

11:15 / 22 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Po vazhdon dëshmia e Fadil Gecit në Hagë.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, e ka ballafaquar Fadil Gecin me disa zhvillime për komunikatën 59.

Misetiq e pyeti Gecin se si është e mundur që ata e kishin thirrur Hashim Thaçin për t’u bërë ndërmjetësues në një problem të Gani Gecit me Azem Sylën, nëse e dinin se ai e kishte shkruar komunikatën.

Dëshmia pa asnjë ndërhyrje:

Misetiq: Para 2017 asnjë nuk të ka thënë që Thaçi e ka shkruar komunikatën?

Geci: Prej ditës së parë e kam ditur që ai e ka shkruar. Kurrë nuk ma ka dhënë përgjigjen baba i tij.

Misetiq: Vëllau yt Gani Geci e ka përdorur Hashim Thaçin e Kadri Veselin si ndërmjetës për të ndërmjetësuar me Azem Sylën?

Geci: E vërtetë që janë takuar.

Misetiq: Familja jote e ka përdorur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për një mosmarrëveshje mes Gani Gecit dhe Azem Sylës. Ti i besove që ai të ishte ndërmjetësues?

Geci: Është rregull e shqiptarit, kur nuk të pret i zoti i shtëpisë.

Misetiq: Ky ishte një artikull në 2013. Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin ndërmjetuëses në mosmarrëveshjen e vëllait tënd me Azem Sylën?

Geci: E vërtetë është ajo.

Misetiq: Ku ndodhi ky takim?

Geci: Në Llaushë, po jo në shtëpinë tem.

Misetiq: Unë po të pyes, askush nuk të ka thënë se ai e ka shkruar komunikatën 59 ndryshe nuk do ta kishe përdorur si ndërmjetësues?

Geci: Azem Syla ka thënë unë qëndroj publikisht pas kësaj.

Misetiq: Familja jote nuk do ta përdorte Thaçin si ndërmjetuëses në këtë mosmarrëveshje nëse ti dot të kishte qenë i bindur se Thaçi e ka shkruar komunikatën?

Geci: E kem ditur, po kemi dashtë me dit çka po thonë.

Misetiq: Çfarë i tha, kush e kishte shkruar komunikatën? Je sjell këtu të tregosh edhe atë që të ka thënë vëllai?

Geci: Unë e kam ditur që më marrke me bo shurrën, e rroke shpesh. Ai për Rexhep Selimin ka aludu që ai e ka shkruar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...