Live

Tiranë: Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit

08:47 / 10 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë.

A2 CNN raporton se fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor.

Shpërndaje në

U Kopjua