Për më shumë se 100 vjet ishte në këtë vend.
Kjo kishë, u ishte bërë dhuratë banorëve të zonës Kiruna në Suedi, nga kompania shtetërore minerare, LKAB, që kishte nisur të nxjerrë xehe këtu, në fillim të viteve 1900.
Një shekull e kusur më vonë, toka nisi të qahet si pasojë e gërmimeve. Mihja më e madhe e hekurit në botë zgjerohej dhe kisha ishte në rrezik të gëlltitjes.
Ajo duhej të largohej dhe për këtë u bë shumë diskutim, që nga viti 2004.
Vendimi që u mor ishte se kisha e drunjtë nuk duhet të prishet, por të bartet, në formën siç është, në një vend më të sigurt, që ishte qendra e re e Kirunas, 5 kilometra larg.
Transferimi i saj nisi të martën dhe këtë e pa edhe mbreti Karl Gustavi XVI.
Kisha udhëtoi deri të mërkurën vonë pasdite, për të mbërritur në destinacion.
Zhvendosja e kishës tërhoqi vëmendjen e shumë turistëve dhe banorëve përreth që erdhën në qytetin më verior të Suedisë, në të cilin jetojnë rreth 23 mijë banorë.
Kujdestarja e kishës ndjeu mërzi, por edhe lehtësim, që faltorja iu largua
Para kishës, nga kjo pjesë e Kirunas u zhvendosën edhe 25 objekte tjera.
Faltorja e drunjtë ishte votuar nga suedezët, më 2001, si ndërtesa më te bukur e të gjitha kohërave në këtë vend, që ishin bërë para vitit 1950.
Ajo është paraparë të rihap dyert për shërbime më 2027.