Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur gjatë ditës së sotme në dalje të Mitrovicës.
Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Tutje ai shtoi se këto janë informacionet fillestare, dhe se të përfshira janë dy vetura.