Live

Tre të rinj humbin jetën nga një aksident i rëndë mes nëntë automjetesh në Frankfurt (PAMJE)

15:11 / 08 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Tre të rinj kanë humbur jetën sot mëngjesin e hershëm si pasojë e një aksidenti të rëndë në Frankfurt të Gjermanisë, në të cilin u përfshinë nëntë automjete.

Aksidenti fatal ndodhi në autostradën e njohur A3 drejt Offenbach dhe Frankfurt-Sud, kur një 25-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte një veturë në të djathtë, ka shkaktuar përplasjen kur po kthehej për të kaluar në shiritin e majtë, transmeton klankosova.tv.

Siç shkruajnë mediat gjermane, automjeti i tij ka përplasur veturën që po kalonte, duke e shpërndarë atë përtej ndarëses së mesme të rrugës, ku ka goditur edhe dy automjete tjera që udhëtonin në shiritin e kundërt.

Shpërndaje në

U Kopjua