Tre zyrtarë policorë janë lënduar nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Ata kanë pësuar lëndime të lehta.
Zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se vetaksidenti ka ndodhur pak para orës 08:00 të mëngjesit.
“Aksidenti ka ndodhur në Varagë, Zubin Potok. Një veturë e policisë e vetaksidentuar. Tre policë të lënduar lehtë”, ka thënë Elshani.
Ky është vetëaksidenti i dytë brenda javës i Policisë në veri.
Të premten e kaluar një autoblindë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident në Grabovc të Zveçanit, ku si pasojë janë lënduar disa zyrtarë policorë.