Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është pajtuar me insistimin e gazetares Arbreshë Uka për të marrë përgjigje nga ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia.
Gjatë një vizite në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, Kurti e Vitia pranuan që pas shumë kohëve të përgjigjen në pyetjet e gazetarëve.
Por, pyetja e gazetares së Klan Kosovës nuk i pëlqeu Kurtit.
Pasi e njëjta insistoi të marrë një përgjigje nga ministri Vitia lidhur me mungesën e alguminave në QKUK, Kurti iu kthye gazetares duke “e goditur” atë rreth pronarit të tyre.
Për transformimin e shëndetësisë nuk ka dilema, ndërkaq zonja gazetare ju thuani pronarit tuaj t’ia kthejë Telekomit të Kosovës 62,2 milionë euro. Fillimisht t’i ktheni 62.2 milionë euro pastaj mund të flisni për algumina”, i ka thënë Kurti gazetares.