Live

Tregu i lirë, Lidhja e Bizneseve kërkon pezullim të menjëhershëm të vendimit të ZRrE-së

10:32 / 01 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka ngritur alarmin për siç thotë rrezikun serioz që i kanoset ekonomisë së vendit pas veprimeve të ZRrE-së dhe Qeverisë në detyrë rreth çështjes së liberalizimit të tregut të energjisë.

Përmes një reagimi, LBK thekson se këto vendime shkelin ligjin dhe Kushtetutën si dhe dëmtojnë sektorin prodhues.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ngre alarmin për rrezikun serioz që i kanoset ekonomisë së vendit nga veprimet e ZRrE-së dhe Qeverisë në detyrë, të cilat po imponojnë kalimin e detyruar në tregun e lirë të energjisë pa transparencë, pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me vendimet e gjykatave”.

Këto vendime:shkelin ligjin dhe Kushtetutën,dëmtojnë sektorin prodhues, rritin rrezikun, falimentimeve masive dhe humbjes së vendeve të punës,kërcënojnë stabilitetin financiar të Kosovës”.

LBK ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit për daljen e detyruar në tregun e lirë të energjisë.

Veprim të ligjshëm dhe të përgjegjshëm nga ana e institucioneve, dialog serioz me sektorin privat për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.Ekonomia është baza e shtetit – dhe pa ekonomi funksionale, nuk ka as shtet funksional”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Bizneseve, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua