Ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka refuzuar propozimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të bërë Kanadën shtetin e 51-të të Amerikës.
Vetëm një ditë pasi dha dorëheqjen nga detyra e kryeministrit, Trudeau tha se “nuk ka asnjë mundësi për të ndodhur”, duke theksuar se Kanadaja dhe SHBA janë partnerë të fuqishëm në tregti dhe siguri.
Trudeau vuri në dukje se të dy vendet përfitojnë nga ky bashkëpunim dhe se Kanadaja ka një identitet dhe qeverisje të pavarur.
Kujtojmë se dhjetorin e vitit të kaluar, presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump vuri në shënjestër edhe një herë Kanadanë.
Ai insistonte se do të ishte “një ide e shkëlqyer” për ta bërë atë shtetin e 51-të të Amerikës.