Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët e rinj:
Sekretari i Shëndetësisë: Ish-kandidati i pavarur presidencial Robert F Kennedy Jr, një skeptik i vaksinave që ka bërë vazhdimisht pretendime se ato shkaktojnë dëm.
Sekretari i Çështjeve të Veteranëve: Ish kongresmeni i Geprgia, Doug Collins, i cili shërbeu në Irak me Forcat Ajrore të SHBA.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm: Todd Blanche, një avokat që përfaqësoi Trump në gjyqin e tij penal në Nju Jork në fillim të këtij viti, në të cilin ai u dënua për falsifikimin e të dhënave të biznesit.
Avokati i përgjithshëm: Dean John Sauer, ish-avokat i përgjithshëm për Gjykatën e Lartë të shtetit Misuri. Ai gjithashtu përfaqësoi Trump në një çështje të Gjykatës së Lartë të SHBA dhe në apelimin e çështjes së tij të mashtrimit civil në Nju Jork.
Avokati i SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut: Roli me ndikim, i quajtur shpesh “sherifi i Wall Street”, i është dhënë Jay Clayton, ish-kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së.