Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Qerretit, në Kavajë, ku një grua 42-vjeçare, shtetase çeke, ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 16:00, turistja K.K., 42 vjeçe, banuese në Çeki, është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në ujërat e detit Adriatik. Pavarësisht përpjekjeve për ndërhyrje, ajo nuk arriti të shpëtojë.
“Forcat policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje si dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes,” thuhet në deklaratën e policisë, sipas ABCNews.al.
Ngjarja ka tronditur pushuesit që ndodheshin në plazh në ato momente, ndërsa autoritetet u bëjnë apel qytetarëve dhe turistëve për kujdes të shtuar gjatë larjes në det, veçanërisht kur ka kushte të pafavorshme detare, transmeton Klankosova.tv.