Në stadiumin e Lisbonës po luhet ndeshja Sporting – Manchester City.
Nikoqirët po turpërojnë “Citizen”-ët e pamposhtur, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Lumturia e Cityt u shua shpejt, aq sa i shpejt ishte goli i vetëm i kësaj skuadre: Foden në minutën e 4-të.
Gyokeres barazoi rezultatin në minutën e 38-të, për të shkuar në pushim të pjesës së parë me këtë rezultat 1:1.
Por, Sportingu vendosi të zbarkojë fuqishëm në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë, brenda 3 minutash.
Araujo shënoi në minutën e 46-të për 2:1, e më pas Gyokeres në minutën e 49-të, nga pika e bardhë.
Si dhe edhe një gol u shënua në minutën e 81-të nga Gyokeres.
Rezultati aktual i ndeshjes: Sporting 4:1 Manchester City.