Turqia duket se është duke i bërë presion Evropës e ShBA-së për Ukrainën.
Sa qëndron e vërteta në këtë zhvillim politik, në Kosova Today kanë folur gazetarët Sokol Brahaj që jeton dhe vepron në Turqi, dhe Misha Pumo në Rusi, transmeton Klankosova.tv.
“Turqia donte që këto samite të ishin në Alaskë dhe në Shtëpinë e Bardhë, donte t’i bëntë në Turqi, në Stamboll apo Ankara, por në fakt Turqia nuk u pyet në asnjërën anë”, u shpreh Brahaj.
Derisa ai shton se Turqisë i është kërkuar nga Evropa e Kievi që të jetë pjesë e një grupi paqeruajtës.
Nga ana tjetër, Pumo thotë se ka gjasa që Rusia po shikon më afër lëvizjet e Turqisë së fundmi.
Ai shton se kërcënimet gjeopolitike që po bëhen, mund të shkaktojnë luftë në Kaokazë, e që sipas tij më i rrezikuari është Azerbajxhani.