Live

Tusku i Polonisë konfirmon shkeljen masive ajrore nga dronët rusë

10:19 / 10 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, thotë se një “numër i madh” dronësh rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendit të tij gjatë natës.

Ai shton se dronët që “përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë” janë rrëzuar, transmeton klankosova.tv.

”Natën e kaluar, hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga një numër i madh dronësh rusë. Dronët që paraqisnin një kërcënim të drejtpërdrejtë u rrëzuan. Jam në komunikim të vazhdueshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe aleatët tanë”.

Shpërndaje në

U Kopjua