Live

U dënua me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit në Irak e Siri, reagon Ambasada gjermane

18:06 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ambasada gjermane në Kosovë, ka reaguar pas dënimit me burgim të kosovarit Murat Dernjani për krime kundër njerëzimit në Irak e Siri.

Në reagimin e ambasadës, thuhet se ky është moment tepër i rëndësishëm për drejtësinë kosovare dhe për inovacionin gjyqësor në Kosovë.

“Për herë të parë, një dëshmi me video është pranuar si provë në një gjykim në Kosovë”, njoftoi ambasada, transmeton Klankosova.tv.

Ambasada theksoi se ky përparim procedural ka mundësuar që të mbijetuar në Gjermani të dëshmojnë nga distanca, në ndjekje të drejtësisë.

“Kjo kontribuoi drejtpërdrejt në dënimin me 20 vjet burg të Murat Dernjanit, ish-anëtar i ‘Shtetit Islamik’, i cili u dënua për krime kundër njerëzimit ndaj vajzave jazide në Siri dhe Irak”.

Shpërndaje në

U Kopjua