Mbi 50 orë intensive në luftë me flakët në komunën e Kamenicës i ka kaluar zjarrfikësi Femi Imeri, i cili ka pësuar edhe lëndime trupore gjatë ndërhyrjeve.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar edhe plagët e marra gjatë intervenimit, ndërsa tha se pavarësisht lëndimeve nuk ka marrë as pushim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Imeri rrëfeu se vendimi për të mos marrë pushim ka ardhur vetëm për shkak të mungesës së stafit.
“Jemi ekip i vogël… që mos me i lanë kolegët e mi keq, nuk munda me u largu nga puna, për hir të kolegialitetit”, tha ai.