Anija në të cilën gjendet aktivistja e njohur Greta Thunberg, raportohet se u sulmua me dron.
Sipas ekuipazhit, kjo anije me emrin “Varka familjare” u godit dhe u vu në flakë afër brigjeve të Afrikës së Veriut.
Destinacioni i 22 vjeçares dhe aktivistëve të tjerë është Gaza.
Me anë të këtij mjeti lundrues, po synohet të thyhet bllokada atje duke dërguar ushqim dhe ilaqe.
Anija bashkë edhe me 20 varka të tjera u nisën nga Barcelona javën e kaluar dhe sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare pritet të arrijë në destinacionin e saj deri në mesin e shtatorit.
Flotilja Globale Sumud (GSF) ndau pamje në mediat sociale të momentit kur anija u godit nga një dron i dyshuar në ujërat tuniziane.
Vet Thunberg ndau një deklaratë të GSF në mediat sociale, duke konfirmuar sulmin.
“Flotilja Globale Sumud konfirmon se një nga varkat kryesore, e njohur si “Varka Familjare” – që mbante anëtarë të Komitetit Drejtues të GSF – u godit nga ajo që dyshohet të jetë një dron”, thuhet në deklaratë.