Live

U shtrua me urgjencë në spitalin e Athinës, Kryepeshkopi i Shqipërisë në gjendje kritike për jetën

16:31 / 05 Janar 2025

Nga Kosova Live

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes drejt Athinës, ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos” në gjendje kritike për jetën.

Sipas asaj që raporton “Protothema”, shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Para shtrimit në spital në Evangelismos, hierarku 95-vjeçar, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të një viroze. Ai u shtrua fillimisht në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...