Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një video që ka publikuar, ua ka kujtuar pushtetit aktual premtimin për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës, por që një gjë e tillë tash e katër vjet nuk u bë.
Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku krahas videos, ka deklaruar se “me të dhe fundi i politikës së premtimeve që s’kanë peshë më shumë se një fushatë”.
Ai tutje tha se ndryshimi është duke ardhur.