Live

U tregoi gishtin e mesit protestuesve, Basha injoron ambasadorin e OSBE-së në Tiranë

17:49 / 25 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Gjesti jo diplomatik i ambasadorit Bern Bochard ndaj protestuesve të Astirit, ngjalli pak ditë më parë reagimin e fortë të eksponentëve të Partisë Demokratike.

Por, sot qëndrim ndaj diplomatit më të kritikuar nga opozita jashtëparlamentare ka mbajtur edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Ambasadori i OSBE-së Bern Bochard u pa sërish këtë të premte në selinë blu si pjesë e delegacionit të sekretarit të përgjithshëm të misionit Thomas Greminger, i cili zhvilloi një bisedë 30 minutëshe me drejtuesit e opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore.

Në përfundim të takimit, ajo që ra në sy ishte mungesa e një shtrëngimi duarsh mes kryedemokratit Basha dhe ambasadorit Bochard.

Në pamje duket Basha që takon një nga një përfaqësuesit e OSBE por shmang diplomatin Bochard, veprimin e të cilit para protestuesve të Astirit e ka vlerësuar si të papranueshëm./t.ch


Shpërndaje në

U Kopjua