Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar listën e 56 kandidatëve të PDK-së për Asamble Komunale të Prishtinës.
Lista përbëhet me qytetarë aktivë nga çdo lagje e Prishtinës, të cilët, sipas tij, e njohin nga afër realitetin e qytetit dhe kanë vullnetin për të kontribuar në një qeverisje që ua kthen vendimmarrjen qytetarëve.
Postimi i plotë:
Sot e kam nderin ta prezantoj ekipin tim që do t’ju përfaqësojë në Asamblenë e Prishtinës.
Një listë me qytetarë aktiv nga çdo lagje e Prishtinës që i njohin problemet e qytetit dhe e kanë vullnetin të bashkëpunojnë për ta bërë Prishtinën një qytet që funksionon.
Kliko në www.kohaperprishtinen.com dhe na u bashko edhe ti. Prishtina ka nevojë për njerëz që nuk rrijnë anash! #KohaPerPrishtinen 💙➡️
