Live

“Urat me tri këmbë”, dokumentar në MAT për qytetin e ndarë të Mitrovicës (PROMO)

09:37 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Qyteti i ndarë i Mitrovicës – më saktësisht ura kryesore mbi lumin Ibër që rri e mbyllur nga viti 1999 – është tema e radhës që trajtohet në kuadër të emisionit dokumentar MAT.

Cila është historia e Urës së Ibrit?
Vendosja e ushtrisë franceze mbi të a ishte një plan apo lëvizje spontane?
Kush është koloneli që u printe forcave franceze e si nderohet ai nga serbët krahas Vladimir Putinit?
Si Serbia synoi ndarjen e Kosovës?
Pse as marrëveshjet e Brukselit s’e hapën urën?
Urat e reja a po bëhen në koordinim me ndërkombëtarët?
Kur do të hapen ato dhe si do të veprojë KFOR në ditën e inaugurimit të tyre?

“Urat me tri këmbë”, është dokumentari që mund ta ndiqni këtë të mërkurë me fillim nga ora 22:00 në Klan Kosova, ku mund ta gjeni të përmbledhur një histori të një qyteti që ndahet nga ura.

https://youtube.com/watch?v=gyVwpNMg57s%3Flist%3DPLkbYqy6vnNgeWdstzjoCjn9FQnKMM0BKk

Shpërndaje në

U Kopjua