Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë të zbërthyer në veri të Kosovës në komunën Zubin Potok, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftimin e KFOR-it theksohet se “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare në Facebook.