Pesë persona mbetën të vdekur dhe një tjetër u lëndua rëndë kur një varkë që transportonte emigrantë goditi një anije të rojës bregdetare turke në veriperëndim të Turqisë të dielën, tha zyra e guvernatorit lokal, duke shtuar se një operacion kërkimi ishte duke u zhvilluar për një person të zhdukur.
Në një deklaratë, zyra e guvernatorit tha se një varkë me shpejtësi të lartë që transportonte 34 emigrantë dhe një trafikant emigrantësh goditi anijen e rojës bregdetare në brigjet e Badavut të distriktit Ayvalik, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Si rezultat i operacioneve të kërkim-shpëtimit në rajon, u përcaktua se 5 persona që ranë në det humbën jetën. Një person, një grua, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital”, thuhet në deklaratë.
Një hetim është nisur për incidentin nga zyra e prokurorit të Ayvalik.
Deti Egje është një rrugë e shpeshtë tranziti për emigrantët që përpiqen të kalojnë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme në Evropë.