Live

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

08:11 / 14 Janar 2025

Nga Kosova Live

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë ditës së djeshme ka dëshmuar dëshmitari i ri i ZPS-së, William Goodwin. Ky ishte dëshmitar ekspert dhe ishte dëshmitari i 111-të i ZPS-së deri më tani në gjykatë.

Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka theksuar se nuk ka qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së dhe si rrjedhojë, ai ka deklaruar se deduksionet e tij janë në fakt përfundime të të tjerave. Ai ka thënë se janë të një organizate tjetër.

Ndërkaq, gjatë këtij muaji, në këtë rast gjyqësor pritet të mbahen edhe 11 seanca, sipas kalendarit të punës së Speciales.

Siç u raportua dje, ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçit, dhe të tjerëve të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte ka në listë edhe 72 dëshmitarë për të përmbyllur çështjen e saj. Megjithatë në mars do të vendoset nëse prokuroria do të shtojë dëshmitarë të ri në listën e saj fillestare prej më shumë se 320.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...