Live

Vdekja e gruas duke e kaluar rrugën, dërgohet për 48 orë në mbajtje shoferi i veturës

22:14 / 27 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Një grua ka humbur jetën sot në fshatin Drenoc të Klinës. Viktima derisa po e kalonte rrugën u goditë nga një veturë.

Sipas policisë, viktima gjatë kalimit të rrugës ishte goditur nga i dyshuari nga pakujdesia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ju informojmë se me datë 27 Nëntor  2024, rreth orës 17:10, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drenoc-Klinё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). dhe Prokurori i shtetit.

Nё kёtё aksident ishin tё përfshirë, njё automjet me targa vendore dhe njё kёmbёsor, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё pёr deri sa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejë – Klinë pikrishtë në fshatin Drenoc- Klinë,  viktima gjatë kalimit të  rrugës  ishte goditur nga  i dyshuari nga pa kujdesia  me ç’ rast viktimës  i shkakton lëndime. Viktima menjiherë dërgohet për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe pasë  tretmanit mjekësorë  mjeku kujdestarë  e ka konstatuar vdekjen e viktimës:

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёsa i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...