Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka shprehur ngushëllim familjes Selimi dhe Krasniqi për vdekjen e Shehide Krasniqit, nënës së heronjve Mujë e Ali Krasniqi.
Ai ka vlerësuar se sakrifica e të ndjerës dhe bijve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Shehide, nënë që lindi dhe rriti dy heronjë të kombit Mujë e Ali Krasniqi. Sakrifica e saj dhe e bijëve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun. Kujtimi i saj dhe i bijëve të saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjeve Selimi dhe Krasniqi, dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të, dhe qoftë e përjetshme lavdia e bijëve të saj heronjë!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.