Arbër Gërguri (25-vjeç) ka humbur jetën të dielën pasdite si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës (në ndërtim) në Prizren.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton IndeksOnline.
Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion. Rasti është ende në hetime.
Sipas prokurorit, rasti është hapur ‘asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës’