Live

Vdes në moshën 116-vjeçare gruaja që mbante rekordin si ‘njeriu më i vjetër në botë’

14:43 / 04 Janar 2025

Nga Kosova Live

Gruaja japoneze, Tomiko Itooka, e konsideruar si personi më i vjetër në botë nga Guinness World Records, ka vdekur në moshën 116-vjeçare, raporton BBC.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se ajo ka vdekur në një shtëpi të pleqve në qytetin e Ashiya, transmeton Sinjali.

Ajo u bë personi më i vjetër në botë pasi Maria Branyas Morera nga Spanja vdiq në gusht të vitit 2024, në moshën 117-vjeçare.

Itooka lindi në maj të vitit 1908, gjashtë vjet para Luftës së Parë Botërore.

Ajo u verifikua si personi më i vjetër në botë në shtator 2024 dhe iu dha certifikata zyrtare GWR në Ditën e Respektit për të Moshuarit, e cila është një festë publike japoneze që festohet çdo vit për të nderuar qytetarët e moshuar të vendit.

Itooka përjetoi luftëra botërore dhe pandemi, si dhe përparime teknologjike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...