Live

Vdes në QKUK gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin mes trenit dhe veturës në Pejë

11:23 / 17 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ditën e sotme ka vdekur gruaja e cila mbeti e lënduar rëndë si pasojë e aksidentit mes trenit dhe veturës në fshatin Pavlan në Pejë, shkruan Gazeta Online Kosovalive.

Viktima nga spitali i Pejës, ishte dërguar në QKUK në Prishtinë përshkak të lëndimeve të marra.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Humb jetën njё person, si pasoje e aksidentit mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture

Pejë, 17 nёntor 2024

Më datë 2 nёntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan- Pejё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё.

Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë
ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...