Ka ndërruar jetë Shehide Selimi Krasniqit, nëna e heronjve të kombit, Mujë dhe Ali Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi.
Ajo ka treguar se e ndjera ka qenë edhe halla e Rexhep Selimit, bashkëshortit të saj, i cili prej vitesh po mbahet në paraburgim në Hagë.
“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shehide Selimi Krasniqit, nënës së dy heronjve të kombit, Mujë e Ali Krasniqi, dhe hallës së Rexhës.
Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Krasniqi, farefisit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën hallen Shehide. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua dhashtë forcën për ta përballuar dhimbjen që keni. Kujtimi për të do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona. I përjetshëm qoftë kujtimi për të dhe për bijtë e saj që u flijuan për lirinë tonë!”, ka shkruar Selimi.