Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me kërkesat e parashtruara nga PDK-ja dhe LDK-ja në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025”.
Në pikë IV të këtij aktgjykimi, theksohet se grupi më i madh parlamentar, që në këtë rast është LVV-ja, mund ta propozojë të njëjtin kandidat për kryetar kuvendi vetëm tre herë.
“IV. TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë;
Albulena Haxhiu ka dështuar 6 herë të marrë votat e nevojshme për t’u bërë kryetare e Kuvendit në votim të hapur.