Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Bali Muharremaj shfrytëzoi kohën e tij që të flas edhe për vërshimet, duke u shprehur i sigurt se nuk do të ketë më vërshime.
“Vërshime mund të ketë por në Suharekë jo, për arsye se kemi intervenu, kemi investu në rend të parë kemi ndërtu kanale, është kanë një lagje, rruga Avdyl Ramaj, çdoherë kanë flejt nën ankth mirëpo tani flejnë lirshëm kur bjen shi. Njashtu kemi depërtu edhe te rruga Xhavit Syla që e lidh rrugën për në Budakovë që lidhet për Jezerc. Edhe aty kemi bërë kanal. Në shesh nuk ka mundësi me vërshu uji si përpara”, shtoi Bali Muharremaj.
Ndërkaq, kryetari i Suharekës tha se ne nuk mundemi m’u lidhë me zotin mirëpo ne kemi krijuar parakushtet që mos me pas probleme qytetarët tanë dhe nuk e kemi gjendjen qysh e kemi pasur më herët./Kosovalive.net/
Emisioni i plotë: