Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka treguar një moment interesant nga jeta e tij kur ishte pjesë e luftës së UÇK-së.
Ai ka treguar se si Evgjeni Thaçi Dragusha, që është kandidate për deputete nga PDK-ja, mbesa e presidentit Hashim Thaçi, kur ishte e vogël i ruante ushtarët e UÇK-së.
Veseli ka thënë në Rubikon se ajo ishte 13 ose 14-vjeçare dhe i ruante Hashim Thaçin e Kadri Veselin, kur bënin gjumë.
“Rrinte duke shikuar në dritare për lëvizjen e forcave serbe. Ka qenë një vajzë shumë e vogël në atë kohë, por ka qëndruar çdo herë me ne”, ka thënë Veseli.