Live

Veteranët takojnë Ambasadorin e Turqisë, kërkojnë mbështetje për drejtësi në Gjykatën Speciale

14:07 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë vizituan sot Ambasadën e Turqisë, ku u takuan me ambasadorin Sabri Tunç Angili.

Në njoftim e OVL UÇK-së thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për padrejtësitë që, sipas tyre, po ndodhin në proceset e Gjykatës Speciale.

“OVL UÇK shprehu mirënjohje për ambasadorin Sabri Tunç Angili dhe shtetin turk për gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kërkoi që Turqia të jetë garanci e drejtësisë dhe transparencës në këtë proces”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Organizata theksoi rëndësinë e miqësisë së gjatë mes dy popujve dhe shpreson në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të ardhmen.

Shpërndaje në

U Kopjua