Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka thënë se janë bërë gati 30 orë që disa pjesë të qytetit të Ferizajit janë pa rrymë.
Azemi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook thotë se ky pushtet është përgjegjës për krizën që po e kalojnë njerëzit.
“Qytetarët tanë janë të harruar dhe po vuajnë nga mungesa e energjisë, ndërsa pushteti vazhdon të shkatërrojë çdo mundësi për një jetë të dinjitetshme. Nuk mjafton vetëm doreheqja! Mafia energjetike është në veprim që bashkë me njerëz të pushtetit, e kanë lënë Ferizajin në terr. Kjo është skandaloze! Më 9 shkurt, duhet të largohet ky pushtet i papërgjegjshëm që i shërben Martinit e Nagipit e shokëve të tyre”.
Ai thekson se e vetmja rrugë për zgjidhjen e kësaj situate është plani i LDK-së për ndërtimin e Centralit me gaz, që, sipas tij, do të mundësonte furnizëm të përhershëm me energji elektrike.