Mbrëmë startoi sezoni i ri në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.
Ndeshja e parë e zhvilluar ishte ajo mes dy skuadrave që luajtën për titullin në sezonin e kaluar, kampionëve të Egnatias dhe nënkampionëve të Vllaznisë.
Në duelin që u luajt në Shkodër, Vllaznia vendase shënoi fitore 2:0, raporton Klankosova.tv
Gurishta realizoi në minutën e 18-të për 1:0, rezultat që qëndroi deri në pjesën e dytë kur ish futbollisti i Gjilanit, Bajrami dyfishoi epërsinë.
Punët u vështirësuan edhe më shumë për Egnatian nga minuta 56 e tutje, atëherë kur me karton të kuq u ndëshkua futbollisti Daniel Wotlai.
Sot luhen dy ndeshje të tjera: Bylis – Tirana dhe Elbasani – Flamurtari, kurse nesër takohen mes tyre Partizani – Vora.
Ndeshja mes Dinamo City dhe Teutës është shtyrë sepse ekipi nga Tirana po luan në playoff të Conference League.