Sonte në kuadër të platformës Web-TV të Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, Arian Vranica, përfaqësues i gastronomëve në Prishtinë. Vranica diskutoi për shumë çështje të ndryshme, problemet, vështirësitë që përballet gastronomia dhe se si ata pretendojnë që Qeveria i la në baltë.
Përfaqësuesi i gastronomëve pohoi se mbyllja gjatë pandemisë ka ndikuar në rënien e numrit të bizneseve.
“Nëse deshirojmë t’i tregojmë me numra se si ka reflektu post covid edhe para covidit. Ka një ndryshim të madhë nëse i shohim numrin e biznsëve të dhënave me kredibile mund të themi të administratës tatimore së Kosovës, sepse realisht kanë qenë bizneset e vetme që kanë mundur me përfitu në një masë sepse ti duhesh të japësh kontribut në mënyrë që të marrësh mbështetje nga ana e sektorit publi sepse nuk ka një mënyrë tjetër. Por ka pasur masa të cilat i kanë stimulu që bashkëpunim me neve aspektin e rritjës së formalitetit, mirëpo nëse i shohim në bazë të punëtorëve të gastronomisë. Por nëse e shohim në numra se sa biznese kanë qenë e sa janë tash, kanë qenë 8 mijë e 124 biznese deri në dhjetor të 2019, ku kanë qenë dhe kanë qenë 13 mijë e 100 punëtor. Tani më anë të dhënave të fundit që i kemi siguru nga administrata tatimore e Kosovës i kemi 2 mijë biznese më pak”, pohoi ai.
Tutje ai tha se derisa janë bërë mbylljet e lokalave nuk ka pasur asnjë vendim që do të subvencionohe ato.
“Një prej problemeve kyqe ka qenë kur janë bërë mbylljet ka qenë problemi se në momentin kur është mbyll lokali nuk ka pasur një vendim tjetër i cili është marrë me subvencionu paralelisht pagën e punëtorëve ose shpenzimet e qërasë, gjë të cilat janë marrë prej disa vendimeve. Pra ne kemi bë presionin nonstop që me qenë të harmonizume si në vendet e tjera me aq sa kemi statistika sepse ne në Kosovë e kemi edhe një problem që statistikat e një institucioni publike të Kosovës nuk korrospodojnë me njëra tjetrën”, tha ai.