Live

Vrasja e 5-të: Çfarë dihet deri tani për tragjedinë në Hajvali?

07:57 / 12 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Qetësinë e kryeqytetit e prishën mbrëmë të shtënat me armë, që lanë të vdekur një person.

Pak orë para mesnatës, Hajvalia u trondit nga krismat.

Burime brenda Klan Kosovës raportuan të parët për këtë ngjarje tragjike.

Viktima u dërgua pa shenja jete në QKUK, ndërsa policia konfirmoi se i dyshuari është identifikuar dhe po kërkohet.

Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Por tragjedia e Hajvalisë nuk ishte e vetmja që shënoi 48-orëshin në vend.

Vetëm një ditë më parë Gjilani u bë skena e një ekzekutimi të trefishtë.

Tre persona u vranë, ndërsa autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia.

Si të mos mjaftonte, Prizreni u përball me një tjetër vrasje, një burrë humbi jetën pas goditjeve me thikë.

Ndërkohë që në këtë rast, policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin.

Kështu brenda vetëm 48 orëve, pesë jetë u shuan në Kosovë. /Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua