Live

Vrasja e dyfishtë në Klinë, viktima dy të rinj – krejt çka dihet deri më tani

07:57 / 14 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Një ngjarje tragjike tronditi të mërkurën qytetin e Klinës. Dy persona mbetën të vrarë në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.

Fillimisht Policia e konfirmoi vetëm një person të vrarë, derisa më vonë u konfirmua edhe viktima e dytë. Dorasi është arrestuar.

Siç raportoi mbrëmë Gazeta Online Reporteri.net, viktimat janë kushërinj mes vete. Viktimat e këtij rasti  janë dy të rinjtë A.SH. dhe R.SH po nga fshati Jashanicë.

Reporteri.net nga burime brenda institucioneve të sigurisë mëson se i dyshuari për vrasjen është Jon Hoti nga fshati Jashanicë, i lindur në vitin 2005.

Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, është deklaruar për media nga vendi i ngjarjes.

Prokurorja Gashi tha se viktimat e vrasjes janë të rinj në moshë, njësoj si i dyshuari i cili është arrestuar tashmë.

“Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri, ajo çka mund të shtojmë detajet nuk i kemi – jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave-ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, tha prokurorja Gashi para mediave.

E pyetur nga gazetarët nëse viktima me të dyshuarit kanë pasur probleme mes vete në të kaluarën, ajo tha: “Është shumë herët për të dhënë konstatime për motivin që i ka pru deri këtu”.

E njëjta u pyet nëse të rinjtë kanë qenë të përfshirë edhe më parë në ndonjë vepër penale, prokurorja tha: “Jemi duke i nxjerrë të dhënat nga baza e policisë qoftë për viktimat ose të dyshuarin”./Reporteri.net/

Për rastin reagoi edhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj,.

Elzaj ka zbuluar se viktimat janë Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë, shkruan Reporteri.net.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Shlivova.

“Me dhimbje e pikëllim të madh kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë. Ky lajm i papritur e i kombshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin!”, ka shkruar Elezaj. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...