Vrasja e trefishtë në Gjilan që ndodhi ditë më parë ka zgjuar indinjatë qytetare për çka veçse është thirrur protestë të premten.
Mediat lokale në Gjilan njoftuan se protesta është thirrur për sot nga ora 19:00 e mbrëmjes para Gjykatës Themelore në Gjilan, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë që të dyshuarit Mefail Shkodra, Engjull Shkodra dhe Edonis Shkodra vazhdojnë të jenë ende në arrati pasi dyshohen se vranë babë e bir, Selman e Edmond Hasani, së bashku me familjarin e tyre Abedin Hoxhën.