Live

Vrasja e trefishtë: Thirret konferencë në ora 18:00 nga policia në Gjilan dhe Prokurori i Shtetit

17:27 / 10 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit kanë thirrur konferencë për media për në orën 18:00.

Sipas policisë, konferenca ka të bëjë me vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në këtë komunë, e ku i dyshuari është Mefail Shkodra.

Pas vrasjes së tre personave dhe plagosjes së një tjetri, policia e ka shpallur në kërkim Shkodrën, ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua