Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dy personave në Klinë pas të shtënave me armë zjarri në qendër të këtij qyteti.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Një person është arrestuar dhe dy persona janë të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Klinë”- ka thënë Nikçi për Periskopin.
Ndërsa lajmin për vdekjen e dy personave të plagosur për Periskopin e kanë konfirmuar nga PK.
“Personi i dytë ka mbërri në spital pa shenja jete’’- u shpreh zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.