Live

Will Wright kalon te Arsenal, Liverpool humbet garën

19:01 / 16 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Arsenal duket se ka mundur një sërë klubesh për të nënshkruar sulmuesin e Salford City, Will Wright.

Edhe pse Liverpool ishte favorit për ta marrë talentin e vlerësuar, i cili ka shënuar katër herë gjatë përgatitjeve para sezonit, Arsenal ka arritur të sigurojë transferimin me një ofertë prej 250,000 paund plus shpërblime të mëdha.

Sipas the sun, Liverpool ofroi 100,000 paund plus shpërblime për Wright. Megjithatë, menaxheri i Salford-it, Karl Robinson, e hodhi Wright në fushë në një miqësore kundër FC United të Manchester, ku ai shënoi dy gola në një barazim 2-2.

Wright, 17 vjeç, pritet të luajë për ekipin U21 të Arsenalit, pasi nuk do të ketë vend në ekipin e parë të Mikel Artetës.

Shpërndaje në

U Kopjua