Live

Zbulohet kisha 1500 vjeçare në Hot

10:32 / 28 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Rrënojat e një kishe që besohet të jetë rreth 1500 vjeçare janë zbuluar në Hot të Malësisë së Madhe nga banorë të zonës teksa punonin tokën.

Këto rrënoja mendohet se i përkasin një kishe të shekullit të VI Ishin banorë të fshatit Hot të Malësisë së Madhe ata që hasën për herë këto gurë, teksa punonin tokën, por i dëmtuan pasi nuk ua dinin rëndësinë.

Por falë dokumentave të vjetër që dispononte Kisha Katolike,  u mësua se gurët i përkisnin objektit të kultit.

Sipas arkologut Gëzim Hoxha, edhe pse në këtë formë, fakti që rrënojat e kishës u identifikuan dhe, tashmë, një objekt i trashëgimisë kulturore është mund të promovohet është ngazëllyes.

Duke theksuar mungesën e fondeve për gërmimet në këto site, arkeologu nënvizon se kisha në fjalë është e rallë për zonën e veriut, ndërsa në jug, zbulimet e tilla janë më shumta.

Gëzim Hoxha tregon: “Kishë palokristiane që dëshmon se territori ka pasur një krishtërim shumë të hershëm, që nga kohët apostolike”.

Arqipeshkëvi i Shkodër- Pult, imzot Angelo Massafra shpreson që vendi ynë të mund të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Europian, që të mund të përfitohen më shumë fonde për nisma të tilla.

Për herë parë falë bashkëpunimit të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Insitutit të Arkeologjisë, Albania Community Assit si dhe dioqezës Budimjes e Nikshiqit, në këtë zonë ka nisur implementimi i projektit “Rritja e bashkëpunimit, antikitetet e krishtera në funksion të zgjerimit të turizmit”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...

Të tjera nga Kosovë