Live

Zelensky dënon ‘sulmin e pamëshirshëm’ rus në Ukrainë

13:58 / 07 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Në reagimin e tij të parë ndaj sulmeve të Rusisë gjatë natës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar aleatëve të “zbatojnë gjithçka që u ra dakord në Paris”.

Shkruar në Telegram, Zelensky thotë se Ukraina u godit nga “më shumë se 800 dronë, 13 raketa, katër prej të cilave balistike”.

Duke cituar raportet se një grua 32-vjeçare dhe fëmija i saj dy muajsh u vranë në Kiev, Zelensky thotë: “Vrasje të tilla tani, kur diplomacia e vërtetë mund të kishte filluar shumë kohë më parë, janë një krim i qëllimshëm dhe një zgjatje e luftës”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Dhe, pasi i ashtuquajturi “koalicion i të vullnetshmëve” u takua në Paris këtë javë për bisedime të mëtejshme mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën, Zelensky u kërkon aleatëve të “zbatojnë gjithçka që u ra dakord”.

Ndër të tjera,i pari i Ukrainës ka dënuar ashpër sulmet ruse ndaj vendit të tij.

Këtë akt rus, e kanë dënuar edhe aleatët dhe vendet mike të Ukrainës.

Shpërndaje në

U Kopjua