Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet me dronë të Rusisë gjatë natës në vendin e tij tregojnë se Moska vazhdon të “shtyjë kufijtë e asaj që është e mundur”.
Zelensky tha se sulmet “masive” vranë një person në rajonin e Zhytomyr dhe plagosën tre të tjerë në Volochysk, ku u godit një punishte qepjeje, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pesëmbëdhjetë rajone u shënjestruan gjatë natës në një sulm që përfshinte “415 dronë të llojeve të ndryshme dhe më shumë se 40 raketa kruiz dhe balistike”, thotë ai.
“Moska gjithmonë shtyn kufijtë e asaj që është e mundur, dhe nëse nuk has një reagim të fortë, ajo mbetet në nivelin e ri të përshkallëzimit”, thotë Zelensky.
“Sot pati një hap tjetër të përshkallëzimit – ‘Shahedët’ ruso-iranianë operuan në hapësirën ajrore të Polonisë, në hapësirën ajrore të NATO-s. Nuk ishte vetëm një ‘Shahed’ që mund të quhej aksident, por të paktën tetë dronë sulmues të drejtuar drejt Polonisë”
Ai i quajti dronët rusë që hyjnë në hapësirën ajrore polake “një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën”.
“Rusët duhet t’i ndiejnë pasojat. Rusia duhet të ndiejë se lufta nuk mund të zgjerohet dhe do të duhet të përfundojë”, thotë ai.
“Pauza në sanksione ka zgjatur shumë”, thotë ai, duke shtuar se “nevojitet një përgjigje e fortë” nga aleatët e Ukrainës, transmeton Klankosova.tv